Telegrafi

La Masia nuk është më në modë: Lojtarët kryesorë nuk e duan më ekipin e parë, pasi largohen shumë herët

Kalimi i Xavi Simons te Paris Saint-Germain ka shkaktuar një trazim rreth qendrës të La Masias, nga krerët e klubit, por katalanasit po bëjnë të gjitha që t’i mbajnë lojtarët, por janë kërkesat e agjentëve të tij që i çekuilibroi negociatat.

Në Camp Nou e njohin talentin e lojtarit, si dhe prestigjin e tij në mediat sociale, që tashmë do të marr 1 milion euro te PSG. Por nuk është humbja më e madhe.

Largimi i Mateu Morey është ai që më së shumti dëmton klubin. Ai ka nënshkruar për Borussia Dortmund dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të krahut që kishin.

Negociatat për të zgjatur kontratën e tij u ndërprenë në dimër dhe, dhe ai ishte i lirë që nga 30 qershori.

Ai nuk është i vetmi katalanas largohet, pasi edhe Sergio Gomez ka vepruar në mënyrë të ngjashme, duke nënshkruar edhe ai për Dortmundin.

Rastet janë të ngjashme me atë të Eric Garcia, edhe pse jo identike.

Ai ishte një nga perspektivat më të mëdha në La Masia derisa Manchester City e theu klauzolën e tij të lirimit dhe e joshi atë.

Ka qenë edhe një lojtar tjetër, Adrian Barnabe. Ai i tha klubit se nuk do të rinovonte një vit më pas kaloi te City.

Jordi Mboula ishte një tjetër, pasi Benfica dhe Monacon ishin të interesuar, por ai zgjodhi principatën, që paguan 3 milionë euro për ta liruar atë nga kontrata.

Dani Olmo, gjithashtu, erdhi në La Masia para se të shkonte te Dinamo Zagreb.

Ai ka ecur mirë, pasi shkëlqeu për Spanjën në Kampionatin Evropian Under-21 dhe tani është në radar të një numri të madh gjigantësh evropianë, veçanërisht Barcelonës, që kërkon ta kthejë. /Telegrafi/