Telegrafi

La Liga transmeton ndeshje në ‘TikTok’, ndeshjen Real Sociedad-Real Betis mund ta ndiqni në këtë rrjetë social

Një ndeshje e La Ligës do të transmetohet drejtpërdrejt në TikTok për herë të parë javën e ardhshme.

Është konfirmuar se ndeshja e La Ligas, mes Real Sociedad dhe Real Betis, do të jetë drejtpërdrejt më ‘TikTok’.

Ndeshja do të shfaqet në një format vertikal, 9:6, dhe në 4K.

Gol shkruan se është ndeshja e parë e La Ligës që transmetohet në këtë mënyrë dhe ndeshja e parë nga një ligë e madhe evropiane që shfaqet drejtpërdrejt përmes ‘TikTok’-ut.

Gjysmë ore para fillimit të ndeshjes fansat do të kenë mundësinë të marrin pjesë në transmetim.

Për ata pa TikTok, ndeshja do të transmetohet gjithashtu nga Gol në TV pa pagesë në Spanjë.

Alfredo Bermejo, drejtor i strategjisë dixhitale në La Liga, tha: “Ky është një tjetër hap për La Ligën në përpjekjen për të ndërtuar audienca të reja dhe për të sjellë futbollin për shikuesit kudo”.

“Kjo marrëveshje me TikTok konfirmon përpjekjet e La Liga dhe Mediapro në sezonet e fundit për të vazhduar krijimin e vlerave dhe inovacionit në transmetimet e ndeshjeve”.

Soraya Castellanos, drejtuese e përmbajtjes, komunitetit dhe shoqatave në TikTok Spanjë, shtoi: “Ne jemi thellësisht mirënjohës që Mediapro dhe La Liga kanë zgjedhur TikTok për të nisur këtë iniciativë pioniere në Spanjë”. /Telegrafi/