Tri kampionatet më të forta në botë, La Liga, Serie A dhe Liga Premier, do të vijnë me një ndryshim unikal nga kjo javë.
Të tri kampionatet në bashkëpunim me asociacionet e vendeve përkatëse dhe sponsorin e veshjeve sportive, Nike, kanë vendosur që të bëjnë edhe simbolikisht të ditur se ka ardhur sezoni dimëror.
Kjo për shkak se do të ndërrohen topat zyrtarë të ndeshjeve të prodhuara nga Nike.
Në të tria kampionatet më të forta tash topat do të jenë të verdhë në të portokalli, që do të jenë të dallueshme, por që janë edhe veçanërisht të prodhuara për kushte të vështirësuara atmosferike.
Topi është ndjeshëm më i rëndë dhe ka shtresa të shtuara që do të mundësojnë që pasimet dhe gjuajtjet të jenë sa më të sakta, pa marrë parasysh kushtet e vështirësuara që mund të jenë, herë me shumë shi, e herë me shumë borë.
Kampionatet më të forta të lartpërmendura po hyjnë në fazë të rëndësishme në fillim të këtij dimri, ku pritet edhe të definohen skuadrat që do të luftojnë për titull dhe garat evropiane. /Telegrafi/