Me afrimin e fundit të vitit 2024, fundi i aventurës së Dani Olmos në fanellën e Barcelonës është gjithnjë e më i sigurt, pasi sot u refuzua ankesa e klubit katalunas për shkak të refuzimit të La Ligës për të zgjatur regjistrimin e futbollistit spanjoll.
Olmo është i regjistruar deri më 31 dhjetor dhe për shkak të Fair Play Financiarit, Barça nuk mund të vazhdojë regjistrimin e tij.
Në fund të vitit skadon afati për regjistrimin e Olmos dhe nëse nuk është e mundur, është e sigurt që spanjolli do të largohet nga klubi katalanas tashmë pas gjysmë viti.
Mediat angleze kanë shkruar tashmë për këtë, pasi kanë raportuar se menaxheri i Olmos, Andy Bara, ka mbërritur në Mançester dhe kroati dyshohet se është duke negociuar transferimin e tij te Manchester City apo Manchester United.
🚫 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: ¡Denegada la inscripción de Dani Olmo!
✍️ @jbatalla7 https://t.co/lsJQ4c89e0
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) December 27, 2024
Barcelona do të përpiqet të apelojë edhe në gjykatën civile në Barcelonë, ku do të paraqesë argumentet e tyre të hënën.
Klubi katalunas do të përpiqet të provojë se të gjitha rregullat e regjistrimit janë të pavlefshme sepse ato rregullohen nga komisioni i delegatëve të La Ligës, një organ të cilin klubi e konsideron të pavlefshëm.
Kujtojmë se Barça kishte një plan që të përpiqej të fitonte 120 milionë euro duke shitur vende në zonën e re VIP në Camp Nou, por koha po mbaron dhe është e pasigurt nëse plani B do të funksionojë. /Telegrafi/