Telegrafi

La Liga në postimin e tyre në Twitter ngatërron Nelson Semedon me Ansu Fatin

Llogaria e La Liga-s në Twitter ka bërë një gabim qesharak, derisa ka ngatërruar Nelson Semedon me Ansu Fatin, mirëpo që të dy janë lojtarë të Bracelonës.

Tifozët vërshuan llogarinë e tyre se ata kanë bërë një gabim qesharak, pasi nuk është portugezi, por spanjolli.

La Liga në postimin e tyre shkroi: “Madje as Ansu Fati nuk mund të besojë së po shkruan histori në La Liga Santander”.

Llogaria në Twitter u vërshua me foto nga tifozët që u tregonin atyre se në foto është Semedo dhe jo Ansu Fati.

Por, të gjithë jemi njerëz dhe kush punon gabon, derisa faqja e tyre ka larguar më pas postimin, për ta postuar vetëm një informatë se Fati është bërë lojtari më i ri në La Liga që arrin të shënojë dy gola brenda një takimi. /Telegrafi/