Site icon Telegrafi

La Liga mendon për një çmim në emër të Lionel Messit

Shefi i La Liga Santander, Javier Tebas, ka thënë se është në favor që një çmim për lojtarin më të mirë të LaLigas (MVP) ta mbajë emrin e Leo Messit, sapo ai të tërhiqet nga futbolli.

Tebas ua ka kujtuar se shumë çmime mbajnë emra, sikurse që është ai që jepet për golashënuesin më të mirë nga Marca.

“Nëse ka një çmim për golashënuesin më të mirë që mban emrin “Zarra” që e jep  Marca, kështu që duhet të ketë edhe një çmim për lojtarin më të mirë të sezonit”, ka thënë ai në një intervistë për Goal.

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas

“Çmimi Leo Messi duket si një ide e mrekullueshme”.

“Ju duhet të mendoni për këtë, sepse Messi do të jetë lojtari më i mirë në histori”.

“Në fakt, ai tashmë është”, ka thënë Telebas, duke e krahasuar Messin me Neymarin kur ky i pari ishte në moshën 26 vjeçare.

Normalisht që çmimi nuk do të ndryshojë emër menjëherë, por do të pritet pasi ylli argjentinas t’i jep fund karrierës. /Telegrafi/  

Exit mobile version