La Liga dhe Barcelona kanë konfirmuar tashmë se ylli spanjoll, Dani Olmo, është regjistruar dhe ka të drejt loje në kampionatin spanjoll.
Barcelona arriti para disa javësh marrëveshje transferimi me RB Leipzig për transferimin e Olmos për një shifër rreth 60 milionë euro.
Megjithatë, Olmo nuk ka arritur ende të debutoj me fanellën e Blaguranëve, pasi klubi nga Camp Nou nuk arrinte ta regjistronte shkaku i problemeve financiare.
Por, pritjes i ka ardhur fundi dhe La Liga dhe Barcelona kanë konfirmuar se Olmo është regjistruar si lojtar i katalunasve dhe mund të luajë për ta në sezonin 2024/25.
💙 @daniolmo7 ❤#LALIGAEASPORTS | #LALIGATransfers | #LALIGALimite24h pic.twitter.com/oygXPw29as
— LALIGA (@LaLiga) August 27, 2024
Menjëherë pas regjistrimit, trajneri Hansi Flick ka reaguar duke e ftuar lojtarin për ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Rayo Vallecano.
Ndeshja ndaj Vallecanos zhvillohet sot (e martë) duke filluar nga ora 21:30. /Telegrafi/
⚽ 𝐒𝐐𝐔𝐀𝐃 𝐋𝐈𝐒𝐓
✈️ #RayoBarça pic.twitter.com/mDxwQW9qXP— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 27, 2024