Site icon Telegrafi

La Liga i jep ‘dritën e gjelbër’ Barcelonës: Xavi mund të drejtojë skuadrën

Kufiri i vlerës financiare të vendosur nga La Liga ka penguar projektin ambicioz të Joan Laportas, i cili donte të korrigjonte sa më shpejt fatkeqësitë e kryera nën drejtimin e Josep Maria Bartomeu, por që u përplas me realitetin e ashpër.

Kështu, pasi humbi Lionel Messin dhe rrezikoi të mos nënshkruante Memphis Depayn dhe Sergio Agueron, Barcelona rrezikoi t’i anulohej kontrata e Xavit, trajner i ri i emëruar së fundmi.

Lexo po ashtu Xavi e di se ku e ka Barcelona pikën e dobët

Në fund, megjithatë, klubi katalunas ia doli të sqarohej me La Ligën se nuk kishte të bënte me asnjë shkelje.

Sipas Cadena Cope, departamenti i kontrollit ekonomik të La Ligës aprovoi kontratën pasi ishte Xavi ai që pagoi klauzolën e lirimit (të vlerësuar në pesë milionë euro) me Al Sadd.

Prandaj, ish-mesfushori do të jetë në bankinë në derbin kundër Espanyolit që luhet të shtunën në ora 21:00. /Telegrafi/

Exit mobile version