Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se titulli në La Liga ende është i hapur.
Spanjolli është i vetëdijshëm që ka ende ndeshje, por premtoi se ata do të japin maksimumin për ta fituar çdo ndeshje.
“Ka shumë ndeshje deri në fund, matematikisht titulli ende nuk është i joni, kemi edhe dhjetë ndeshje për të luajtur dhe kështu La Liga ende nuk është e mbyllur”.
“Ne do të përpiqemi për të fituar çdo ndeshje deri në fund të kampionatit, do ishte diçka e kot nëse nuk do arrinim ta fitonin në fund”.
“Ne jemi duke luajtur ndeshjet në nivelin më të lartë të mundshëm dhe kështu do vazhdojmë”, ka thënë Pique. /Telegrafi/