Telegrafi

LA Lakers do ta shkarkojë trajnerin, emrat e katër kandidatëve për të zënë vendin e Luke Walton

LeBron James dhe Luke Walton (Foto: Yong Teck Lim/Getty Images/Guliver)

Kohë ndryshimesh te Los Angeles Lakers. Në sezonin e ardhshëm te skuadra kaliforniane do të ketë një revolucion të vërtetë që do të fillojë që nga banka.

Pas dështimit për të gjashtin vit radhazi për të siguruar një vend në ‘play off’, trajneri Luke Walton është drejt shkarkimit. Kjo gjë pritet të ndodhë në mbyllje të sezonit të rregullt, në fund të muajit prill.

Menjëherë kanë nisur të qarkullojnë zërat se cilët mund të janë kandidatët potencialë për të drejtuar skuadrën kaliforniane, transmeton SuperSport.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Los Angeles Lakers

Doc Rivers, Tyronn Lue, Jason Kidd dhe Rick Carlisle janë katër kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e ekipit nga Los Angelesi.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja New York Times që raporton se Rivers do të jetë trajneri i ardhshëm i Lakers.

Gjithsesi, për emrin e trajnerit do të merret edhe mendimi i LeBron James, i cili kërkon një trajner me të cilin ka marrëdhënie të mirë.