Telegrafi

La Lakers marrin fitoren e tretë radhazi

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e tretë radhazi në NBA.

Kampioni në fuqi i NBA-së ka triumfuar me rezultat të ngushtë 124:122 ndaj skuadrës më të dobët këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan, Houston Rockets.

Vendasit kishin mungesa të mëdha pasi nuk luajtën LeBron James, Anthony Davis, Dennis Schroder e Alex Caruso.

Gjithsesi më i miri në parket në këtë fitore ishte Horton-Tucker që shënoi 23 pikë e pati 10 asistime.

Me lojë të mirë u paraqit edhe Andre Drummond me 20 pikë e 10 kërcime, derisa Kyle Kuzma shtoi 19 pikë të tjera.

Tek mysafirët dy basketbollistët më efikasë ishin Brooks e Olynyk që shënuan nga 24 pikë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Atlanta Hawks – Washington Wizards 120:116

Brooklyn Nets – San Antonio Spurs 128:116

 

Cleveland Cavaliers – Boston Celtics 102:94

Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans 125:107

 

Utah Jazz – Portland Trail Blazers 98:105

 

LA Lakers – Houston Rockets 124:122