Los Angeles Lakers është kampioni i ri në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Skuadra nga Los Angeles kanë fituar titullin e 17-të në histori të klubit, pasi kanë mposhtur pas gjashtë ndeshjeve Miami Heat me 4-2.
Në ndeshjen e gjashtë finale, Lakers triumfuan me 13 pikë diferencë 106:103.
Që nga fillimi i ndeshjes Lakers ishin më të mirë, teksa çerekun e parë e fituan me tetë pikë diferencë 20:28.
Edhe në çerekun e dytë vazhdoi dominimi nga Lakers që e fituan me 20 pikë epërsi 16:36 ndërsa shkuan në pushim pas dy pjesëve me 36:64.
JOB'S FINISHED: YOUR LOS ANGELES LAKERS ARE NBA CHAMPIONS pic.twitter.com/Dnxtgt9i1d
— Los Angeles Lakers (@Lakers) October 12, 2020
Të udhëhequr nga LeBron James, Lakers fituan edhe çerekun e tretë, teksa në të katërtin më të mirë ishin Heat.
LeBron James ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke e mbyllur atë me ‘Triple-Double’, ku realizoi 28 pikë, bëri 14 kërcime dhe 10 asistime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Rajon Rondo dhe Anthony Davis që shtuan nga 19 pikë.
Ndërkohë me pikë dyshifrore ndeshjen e gjashtë finale e mbyllën edhe Caldwell-Pope dhe Danny Green.
Tek Heat më efikasi në këtë takim ishte qendra Bam Adebayo me 25 pikë e 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
🎶 Ballin’ like the Lakers, want a championship 🎶 pic.twitter.com/Q80G9fMjvB
— Los Angeles Lakers (@Lakers) October 12, 2020
Për Lakers ky ishte titulli i 17-të në histori të klubit, teksa tani janë barazuar me Boston Celtics që kanë numër të njëjtë të titujve të fituar. /Telegrafi/