Telegrafi

“La la Land” nominohet për shtatë çmime “Golden Globe Awards” (Video)

Golde Globe Awards ka publikuar edhe emrat e filmave që janë nominuar për të fituar këtë çmim prestigjioz.

Filmi “La la Land” u nominua për 7 çmime për edicionin e 74 të Golden Globe Awards.

Ndër të tjera u nominua për kategoritë e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë dhe aktorin dhe aktoren më të mirë.

Kujtojmë se në këtë film në rolet kryesore shfaqen Ryan Gosling dhe Emma Stone. /Telegrafi/