“La La Land” ka rrëmbyer pesë trofe në edicionin e sivjetmë të ndarjes së çmimeve në ceremoninë e ‘British Academy of Film and Television Arts’ (BAFTA).
Mjuzikli fitoi çmimin për filmin më të mirë, aktoren më të mirë (Emma Stone), regjisorin më të mirë (Damien Chazelle), muzikën më të mirë origjinale (Justin Hurwitz) dhe çmimin e kinematografisë.
“Manchester by the Sea” ishte fitues i dyfishtë, për aktorin më të mirë (Casey Affleck) dhe skenarin më të mirë origjinal (Kenneth Lonergan). Dy çmime i fitoi edhe “Lion”, skenarin më të mirë të përshtatur (Luke Davies) dhe aktorin më të mirë në rol dytësor (Dev Patel).
Në listën e triumfuesve u përfshi edhe filmi “Home”, që është realizuar si koproduksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili rrëmbeu çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik duke lënë pas filmat “Consumed”, “Mouth of Hell”, “Standby” dhe “The Party”.
Filmi “Home” bën fjalë për një familje që gjendet në situatat e njëjta si refugjatët e vendeve të Lindjes, ndërsa pjesë e ekipit ishin Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina e të tjerë.
Telegrafi jua sjell më poshtë listën e plotë të fituesve:
Filmi më i mirë: La La Land
Filmi mbresëlënës britanik: I, Daniel Blake
Regjisori më i mirë: Damien Chazelle – La La Land
Aktori më i mirë në rol kryesor: Casey Affleck – Manchester by the Sea
Aktorja më e mirë në rol kryesor: Emma Stone – La La Land
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Viola Davis – Fences
Aktori më i mirë në rol dytësor: Dev Patel – Lion
Ylli në ngritje: Tom Holland
Skenari më i mirë origjinal: Kenneth Lonergan – Manchester by the Sea
Skenari më i mirë i përshtatur: Luke Davies – Lion
Muzika më e mirë origjinale: Justin Hurwitz – La La Land
Filmi më i mirë i animuar: Kubo and the Two Strings
Dokumentari më i mirë: 13th
Filmi më i mirë jo në gjuhën angleze: Son of Saul
Debutimi mbresëlënës nga një skenarist, regjisor apo producent britanik: Babak Anvari, Emily Leo, Oliver Roskill, Lucan Toh – Under the Shadow
Kinematografia: Linus Sandgren – La La Land
Efektet vizuale: Robert Legato, Dan Lemmon, Andrew R. Jones, Adam Valdez – The Jungle Book
Planifikimi më i mirë i produksionit: Stuart Craig, Anna Pinnock – Fantastic Beasts and Where to Find Them
Kostumografia: Madeline Fontaine – Jackie
Makijazhi dhe stili: J. Roy Helland, Daniel Phillips – Florence Foster Jenkins
Zërimi: Sylvain Bellemare, Claude La Haye, Bernard Gariepy Strobl – Arrival
Editimi: John Gilbert – Hacksaw Ridge
Filmi më i mirë i shkurtë: Home
Filmi i shkurtë i animuar: A Love Story
Çmimi i karrierës: Mel Brooks
/Telegrafi/