Telegrafi

La Islandën për të bërë muzikë në Kosovë, këngëtarja e re Onika vjen me projektin e radhës

Onika është një këngëtare e re por shumë ambicioze.

Onika në vitin 2017 kishte publikuar projektin e parë, por më pas ka pauzuar për të vazhduar studimet në Gjermnani.

Artsitja ka lindur në Islandë por në “Reload” të RTV Dukagjinit ajo thotë se shou-bizi në atë vend është më i vogël se në Kosovë prandaj ka vendosur të vazhdojë me muzikë në Kosovë.

“Nga mosha 5-vjeçare jam marrë me muzikë në Islandë, por në atë vend shou-bizi është i vogël dhe vazhdova me muzikë në Kosovë…Absolutisht se shou-bizi në Kosovë është më i avancuar se në Islandë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Këngëtarja së fundmi ka ardhur me videoklipin e saj të ri të titulluar “Kthim mbrapa”.

Muzikën e ka bërë Bled Bytyqi dhe mix e masterizimin Arben Bytyqi, ndërsa producent i klipit ka qenë Mc Qopa.

Klipi është xhiruar në qytetin e Prizrenit për të cilin këngëtarja shprehet e kënaqur./Telegrafi/