Onika është një këngëtare e re por shumë ambicioze.
Onika në vitin 2017 kishte publikuar projektin e parë, por më pas ka pauzuar për të vazhduar studimet në Gjermnani.
Artsitja ka lindur në Islandë por në “Reload” të RTV Dukagjinit ajo thotë se shou-bizi në atë vend është më i vogël se në Kosovë prandaj ka vendosur të vazhdojë me muzikë në Kosovë.
“Nga mosha 5-vjeçare jam marrë me muzikë në Islandë, por në atë vend shou-bizi është i vogël dhe vazhdova me muzikë në Kosovë…Absolutisht se shou-bizi në Kosovë është më i avancuar se në Islandë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Këngëtarja së fundmi ka ardhur me videoklipin e saj të ri të titulluar “Kthim mbrapa”.
Muzikën e ka bërë Bled Bytyqi dhe mix e masterizimin Arben Bytyqi, ndërsa producent i klipit ka qenë Mc Qopa.
Klipi është xhiruar në qytetin e Prizrenit për të cilin këngëtarja shprehet e kënaqur./Telegrafi/