Telegrafi

LA Galaxy interesohet për Ronaldinhon

Tuttomercatoweb njofton se skuadra nga MLS dëshiron t’i japë një shtytje imazhit të futbollit në ShBA, ndërsa për këtë u nevojitet Ronaldinho, për të formuar një super-dyshe me David Beckham.

Ronaldinho që për drejtuesit e Milanit nuk është në shitje, është mjaft i interesuar të shohë se çfarë i ofron LA Galaxy, para se të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. /Telegrafi/