Telegrafi

LA Galaxy interesohet për Lampardin

Klubi amerikan po përpiqet ta përpilojë ofertën e duhur për ta bindur 34-vjeçarin që t’i ndjekë hapat e David Beckham dhe t’iu bashkohet atyre.

Mesfushori anglez do të largohet nga Chelsea në fund të verës, pasi që gjatë festave të fundvitit, klubi ia ka bërë të qartë se nuk do t’ia rinovojë kontratën e tij prej 180.000 eurosh në javë.

Për Lampardin po interesohen edhe një mori klubesh të mëdha evropiane, si Manchester United, Arsenal, Everton, Inter etj. /Telegrafi/