Telegrafi

LA Galaxy finalist i MLS Kupës

Mesfushori anglez David Beckham ndihmoi ekipin për të shënuar fitoren, pasi në minutën e 104-të harkoi nga gjuajtja e lirë, pas të cilës mbrojtësi Greg Berhalter shënoi në rrjetën e Houston.

Landon Donovan pas pesë minutave tjera vulosi kualifikimin e LA Galaxy për në finale, kur ishte i saktë nga pika e bardhë, që ishte edhe goli i 17-të i tij në ligë.

LA Galaxy tash do të presë finalistin që do të dalë nga Konferenca Lindore në mes të Chicago Fire dhe Real Salt Lake.

Jo vetëm që u desh të mposhtë Houston, por Galaxy u detyra të kalojë edhe dy ndërprerje të energjisë elektrike të cilët ndodhën në Los Angeles, për shkak të së cilës i gjithë stadiumi ishte në terr për rreth 36 minuta./Telegrafi/