Telegrafi

La Ferrari Aperta me rrathë të shpejta shumë pranë kalimtarëve (Video)

Josh Cartu ka bërë rrathë të shpejta në Budapest të Hungarisë, me makinën e tij La Ferrari Aperta.

Mirëpo, kanadezi që është i njohur për aftësinë në makina të garave, u kritikua që lëvizi kaq pranë kalimtarëve të pranishëm.

Ata duken të kënaqur me makinën e rrallë, që ka mundur të dilte nga kontrolli dhe të godiste ndonjërin prej tyre.

Sidoqoftë, pas përfundimit, të gjithë iu afruan në përpjekje që ta shohin nga afër dhe të fotografohen me të. /Telegrafi/