Telegrafi

La Clippers vazhdojnë me fitore, mposhtin Philadelphian

Los Angeles Clippers kanë vazhduar me fitore në NBA, derisa kanë marrë të pestën radhazi.

Skuadra nga Los Angelesi ka mposhtur Philadelphia 76ers me 10 pikë diferencë, 122:112 në një ndeshje fantastike.

Në dy çerekët e parë loja ishte shumë e barabartë, derisa Clippers në çerekun e tretë shkuan në epërsi prej 14 pikëve dhe arritën deri në fund ta menaxhonin mjaftë mirë rezultatin.

Epërsia më e lartë e vendasve u shënua në çerekun e parë, kur ajo shkoi deri në 19 pikë.

Kawhi Leonard ishte më meritori për këtë fitore të Clippers me 28 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë të vendasit u dalluan edhe Paul George me 24 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime si dhe Mann që shtoi 23 pikë të tjera.

Thobias Harris ishte më efikasi tek mysafirët me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Milwaukee Bucks – New York Knicks 96:102

https://www.youtube.com/watch?v=jI3JtyDZ_5o

Minnesota Timberwolves – Houston Rockets 107:129

Washington Wizards – Detroit Pistons 106:92

https://www.youtube.com/watch?v=OPpZhJ6rsK4

San Antonio Spurs – Chicago Bulls 120:104

New Orleans Pelicans – Dallas Mavericks 112:103

https://www.youtube.com/watch?v=bEKpjzkgeKo

Oklahoma City Thunder – Boston Celtics 94:111

Utah Jazz – Memphis Grizzlies 126 : 110

https://www.youtube.com/watch?v=iyEWbBJN-ek

Los Angeles Clippers – Philadelphia 76ers 122:112

https://www.youtube.com/watch?v=G9UbLMRflmI

Sacramento Kings – Cleveland Cavaliers 100:98