Telegrafi

LA Clippers rikthehen te fitorja në NBA, mposhtin me rezultat të thellë Clevelandin

Los Angeles Clippers është rikthyer te fitorja në NBA.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në udhëtim te Cleveland Cavaliers me 41 pikë epërsi 92:133.

Qysh në çerekun e parë Clippers treguan se donin ta fitonin këtë takim kur i mbyllen 12 minutat e para me 15 pikë diferencë 21:36.

Lou Williams ishte basketbollisti më efikasi në këtë takim me 25 pikë, pesë kërcime e tri asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Paul George që shtoi 22 pikë si dhe qendra Harell që kontribuoi me 19 pikë e nëntë kërcime.

Qendra Andre Drummond debutoi me Cavs dhe ishte basketbollisti më efikas tek vendasit me 19 pikë e 14 kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Atlanta Hawks – New York Knicks 140:135

Philadelphia 76ers – Chicago Bulls 118:111

Washington Wizards – Memphis Grizzlies 99:106

Houston Rockets – Utah Jazz 113:114

Cleveland Cavaliers – LA Clippers 92:133

Portland Trail Blazers – Miami Heat 115:109