Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA me shumë rezultate interesante.
Nata e mbrëmshme ka qenë e rezervuar për derbit lokal atë të Los Angelesit dhe të New Yorkut.
Los Angeles Clippers kanë treguar forcën duke mposhtur rivalin lokal Lakers me 13 pikë diferencë 114:101.
Paul George ka qenë më meritori për fitoren e Clippers ku e mbylli ndeshjen me 29 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Nick Powell shtoi 18 pikë, derisa me pikë dyshifrore e mbyllen ndeshjen edhe Reggie Jackson (14), Kennard (13) Marc. Morris (11) si dhe dyshja Wall e Zubac që shtuan nga 10 pikë të tjera.
LeBron James ishte më efikasi te Lakers me 30 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Fitore në derbim e New Yorkut ma marrë edhe Brooklyn Nets që ka mposhtur rivalin lokal New York Knicks me 27 pikë diferencë 112:85.
Kevin Durant ishte fantastik në këtë sfidë me ‘triple-double’ ku realizoi 29 pikë, 12 kërcime e 12 asistime.
Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Seth Curry që shtoi 23 pikë, derisa me pikë dyshifrore e mbyllen edhe Sumner (18), Claxton (12) dhe Harris që shtoi 10 të tjera. /Telegrafi/