Një hajdut është larguar me një veturë VW Golf në vlerë rreth 20 mijë euro të një kuzhinieri ndërsa ky i fundit po shkarkonte gjërat nga bagazhi i veturës, në jug-perëndim të Birmingham.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dominik Lysyganicz, 32 vjeç, e kishte lënë makinën jashtë lokalit të tij ndërsa ai dhe një mik i tij zbraznin bagazhin.
Pamjet e vjedhjes tregojnë automjetin e zi të pambikëqyrur të parkuar në anë të rrugës, me bagazhin e hapur, ngjarje që thuhet të ketë ndodhur më 15 maj.
Dhe një hajdut oportunist që ecën pranë makinës merr vendimin për të hipur, duke kërcyer në sediljen e përparme.
Ndërsa shoku i kuzhinierit del nga lokali për të vendosur diçka përsëri në bagazh, Golf papritmas largohet.
Ndërkohë vetëm pak sekonda më vonë pronari i Golfit nxiton nga lokali për të zbuluar se makina e tij është zhdukur.
Lysyganicz tha se kompania e tij e sigurimeve kishte refuzuar kërkesën e tij sepse çelësi ishte në makinë në kohën kur ishte vjedhur.
Babai i dy fëmijëve i tha Birmingham Mail se ai humbi ‘gjithçka’ duke përfshirë laptopin, telefonin, kartën e kreditit dhe ID, në vjedhjen e pacipë.
Ai tha se ishte i shokuar nga incidenti. Ai shpjegoi se kishte shkarkuar makinën e tij në lokal në të njëjtën mënyrë shumë herë më parë dhe kurrë nuk priste të shënjestrohej. /Telegrafi/