Site icon Telegrafi

I la bakshish njëmijë dollarë, por të nesërmen kërkoi t’ia kthejnë

Klienti i dehur që kishte ngrënë në një restorant në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, i kishte pëlqyer ushqimi aq shumë, sa që e ka lenë një bakshish shumë bujar.

Por ai nuk u tregua aq bujar të nesërmen, kur shkoi t’i marrë prapa njëmijë dollarët që i kishte lënë kamerieres, transmeton Telegrafi.

Në fakt ai është dashur të paguante 65 dollarë për ushqimin që kishte ngrënë, dhe ka dashur ta përmbyllë me 100 dollarë.

Meqenëse pija e kishte bërë të vetën, ai e ka ‘lëshuar dorën’ duke dhënë një shumë enorme.

Pasi i ka marrë paratë, kamerierja ia ka dërguar menaxherit meqenëse nuk i është dukur gjithçka në rregull.

Të nesërmen, burri i paidentifikuar ka shkuar në restorant duke kërkuar falje, ndërsa ka kërkuar që t’i kthehen paratë.

Pasi i janë dhënë paratë, ai nuk është larguar pa e lënë një bakshish të zakonshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version