Deputeti bullgar në Kuvendin Evropian dhe raportuesi i Kuvendit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk sot tha se “Bashkimi Evropian më në fund arriti të përgjigjet në pritjet e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe qytetarëve të tyre, të cilët gjatë presin nisjen e bisedimeve për anëtarësim”.
“Një vendim i tillë është më i rëndësishëm, jo vetëm që mbuloi dëshpërimet e vendimit të Samitit në tetor, por për shkak se Evropa dhe bota ndodhen në një gjendje pa precedent. Drita e gjelbër për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dëshmoi se Evropa mund të sjell vendime edhe në gjednje krize”, tha Kyuchyuk, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se në kushte të pandemisë me coronavirusit, BE nuk duhet që t’i afrrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe për këtë shkak me një grup të euro-deputetëve kanë kërkuar nga Komisioni Evropian të propozojë masa efikase për ndihmën e shteteve nga rajoni për të luftuar coronavirusin.
“Vetëm kështu mund ta fitojmë këtë pandemi”, tha mes tjerash Kyuchyuk./Telegrafi/