Site icon Telegrafi

Kyrie Irving shkëlqen në fitoren e kampionit të NBA-s (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit.

Kampioni i NBA-s ka arritur edhe një fitore duke ngritur numrin në 21 fitore.

https://www.youtube.com/watch?v=0QA6d5hlFVg

Cleveland Cavaliers triumfoi kundër Milwakee Bucks me rezultat 113:102, ku Kyrie Irving regjistroi ‘double-double’ në saje të 31 pikëve dhe 13 asistimeve, transmeton Telegrafi.

LeBron James shtoi 29 pikë derisa ishin pa dy yjet e ekipit Kevin Love dhe J.R Smith.

Në anën tjetër Giannis Antetokounmpo shënoi 28 pikë dhe një më pak e shënoi Jabari Parker.

Kjo ishte fitorja e 21-të e sezonit krahas 6 humbjeve të Clevelandit derisa Milwakee ka bilanc më të dobët prej 13 fitoreve dhe 14 humbjeve. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Atlanta 84-92 Minnesota

Detroit 86-98 Memphis

Chicago 97-107 Washington

New Orleans 110-121 Oklahoma

Utah 93-94 Sacramento Kings

Portland 95-96 Dallas

https://www.youtube.com/watch?v=WV6K5tk2cQw

 

Exit mobile version