Telegrafi

Kyrie Irving dhe motra e tij e befasuan babanë, por me këtë rast u befasua edhe vet basketbollisti (Foto/Video)

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers, Kyrie Irving, është shfaqur në seritë “My Houzz” së bashku me motrën e tij, Asia, për t’ia dekoruar shtëpinë babait të tyre.

Drederick Irving jeton në shtëpinë ku Kyrie dhe motra e tij janë rritur, në West Orange të New Jerseyt, ashtu që djali i tij 25 vjeçar vendosi që t’ia rinovonte.

Por, edhe Irving mbeti i befasuar (My Houzz/YouTube)

“Ai ka sakrifikuar shumë. Ai hoqi dorë nga ëndrra për t’u bërë basketbollist profesionist (për ta mbajtur familjen)”, ka thënë Irving për babanë e tij.

Me ndihmën e profesionistëve, basketbollisti dhe motra e tij e modernizuan shtëpinë e babait.

Mirëpo, Kyrie u befasua kur e kuptoi se babai i tij kishte një dhomë me trofetë e fëmijëve të tij.

Babai ia kishte ruajtur të gjitha trofetë (My Houzz/YouTube)

Pos, trofeve të fëmijërisë, Irving ia kishte dhuruar babait edhe disa trofe nga loja në NBA dhe ai i kishte ruajtur të gjitha. /Telegrafi/