Telegrafi

Kyocera, një telefon rezistent edhe ndaj ujit

Kyocer Digno posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 3.6 inç, rezolucion me 800 x 480 piksel, procesor 1.4GHz, kamerë të pasme me 8 mega-piksel, LED ndriçues, si dhe kamerë të përparme me 0.3 MP.

Modeli i ri i telefonit mobil Digno gjithashtu vjen me mikro SD kartelë me 2GB, e cila mund të zgjerohet edhe për 30GB tjera shtesë, ndërsa nuk ka detaje lidhur me çmimin e mundshëm të tij.

Mirëpo, funksioni më i veçantë i këtij telefoni është funksioni i avancuar mbrojtës, i cili e bën këtë model të telefonit të mençur rezistent edhe ndaj ujit. / Telegrafi /