Telegrafi

Kyocera Echo – celular me dy ekrane

Celulari Kyocera Echo ka dy ekrane 3.5-inçëshe me rezolucion 480 x 800 piksela, të cilët mund të përdoren njëkohësisht si sipërfaqe pune me diagonale 4.7-inçëshe dhe rezolucion 960 x 800 piksela.

Secili ekran mund të paraqesë edhe përmbajtjen e vet (si tastierë virtuale në njërën, e aplikacionet për futje të tekstit në tjetrin), e pajisja mund të përdoret edhe si telefon i mençur klasik me një ekran.

Nga pikëpamja harduerike, Echo vihet në funksion nga procesori Snapdragon me takt pune 1 GHz në kombinim me Android 2.2, e prodhuesi Kyocera ka përshtatur shtatë aplikacione themelore (shfletuesin e internetit, klientin e e-mailit…) për përdorim në dy ekrane.

Tani për tani nuk janë përshtatur të gjitha aplikacionet për punë në mënyrat e reja të paraqitjes, e pajisja ka edhe kamerë të pasme prej 5-megapikselash dhe mundësi të incizimit të video materialeve 720p. Çmimi i kësaj pajisje është 199 dollarë amerikanë. /Telegrafi/