Telegrafi

Kylie Minogue flet për herë të parë rreth ndarjes nga i fejuari

Kylie Minogue ka folur për herë të parë rreth ndarjes nga ish të fejuarit, Joshua Sasse.

Këngëtarja australiane në një intervistë për revistën “The Sun” zbuloi se është duke punuar për albumin e ri gjersa është duke e rimarrë veten pas ndërprerjes së romancës.

Ajo zbuloi disa detaje rreth albumit të ri të titulluar “Golden” ndërsa ka folur edhe rreth ndarjes me Sassin.

Ylli i Pop-it pohoi se është rraskapitur kur e ka kuptuar se 30-vjeçari e kishte tradhtuar me një femër tjetër.

“Fundi i vitit 2016 nuk ishte i mirë për mua. Kur fillova të punoja në albumin e vitit 2017, ishte, në shumë mënyra, ikje prej realitetit”, tha ylli.

“Jam ndier shumë keq kur kam filluar të punoj në këngët e reja, por aftësia për të shprehur veten në studio sërish më ktheu besimin”, shtoi ajo.

Kylie dhe Josh kanë ndërprerë lidhjen e tyre në Shkurt të vitit 2016 pasi kane kaluar tre vjet së bashku.

Në atë kohë, mediat shkruanin se këngëtarja e kishte larguar nga shtëpia të fejuarin sepse ai e kishte tradhtuar me Marta Milansin.

Fotot e Joshua dhe Martas u shfaqën në media, gjë që konfirmoi se mes tyre kishte më shumë se miqësia. /Telegrafi/