Telegrafi

Kylie Minogue me pamje krejtësisht të ndryshuar

Vite me radhë jemi mësuar ta shohim si bionde, por tani ngjyra e flokëve të saj është krejtësisht tjetër. "Venera e xhepit" i ka ngjyrosur flokët me nuancë të errët, kështu që mund të karakterizohet si brune ose e zezë.

Një gruaje me pamje të tillë, është e dukshme që i shkon çdo lloj ngjyre për flokët. Kylie Minogue duket bukur edhe me veshje klasike edhe me veshje sportive edhe me pak grim, edhe si bionde edhe si brune. /Telegrafi/