Këngëtarja australiane, Kylie Minogue, tash është 50 vjeçare, mirëpo duket më bukur se kur ishte 20 vjeçare.
Daily Mail transmeton se Femail e ka zgjedhur atë femrën që duket më bukur se kurrë më parë. Ndërsa për ta dëshmuar këtë i ka krahasuar fotografitë nga e kaluara dhe ato të realizuara së fundmi.
Kylie duket shumë më e re në raport me moshën që ka, ashtu që për të vlen ajo thënia se vitet janë vetëm numra.
Dukja në moshën 20 vjeçare
Stili i saj, flokët, mënyra e veshjes dhe qëndrimi, përshtateshin me kohën, prandaj kur fotografitë analizohen tash, dukja e saj lë shumë për të dëshiruar.
Dukja në moshën 50 vjeçare
Përkundër moshës së saj, Kylie merr vëmendjen me paraqitjet e saj nëpër koncerte dhe evenimente të ndryshme.
Vlen të përmendet se në vitin 2005, këngëtarja kishte luftuar me kancerin e gjirit dhe pas shërimit, u angazhua në fushata të ndryshme për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ekzaminimeve të mëhershme.
Sa i përket jetës personale, ajo aktualisht është në lidhje me drejtorin kreativ të revistës GQ, Paul Solomon. /Telegrafi/