Kylie Jenner ditë më parë zbuloi se ka realizuar tatuazh të ri brenda krahëve dhe duket se kuptimi i tij ka të bëjë me vajzën e saj, Stormi Webster.
Themeluesja e “Kylie Cosmetics”, 22-vjeçare, ishte duke kaluar një kohë të mirë me grimerin e njohur Ariel Tejada teksa vuri në pah tatuazhin e ri.
Tatuazhi thotë, “4:43”.
Vajza e Jenner, Webster ka lindur më 1 shkurt, 2018, dhe sipas TMZ ajo ka lindur saktësisht më “4:43”.
Mogulja e bukurisë po ashtu ka një tatuazh tjetër dedikuar vajzës dyvjeçare.
Në maj të vitit 2019, ajo dhe babai i Webster, Travis Scott, kishin realizuar tatuazhe të njëjta me emrin e vajzës “Stormi”.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka edhe tetë tatuazhe të tjera përfshirë një flutur me Scott, zemër të kuqe etj.
Ish-çifti sipas raportimeve periudhën e pandemisë e kanë kaluar së bashku në Wyoming dhe thuhet se ata janë ribashkuar sërish. /Telegrafi/