Kylie Jenner tashmë është femra më e pasur në klanin Kardashian-Jenner dhe miliarderja më e re në botë.
Bukuroshja, e cila u zgjodh për të dytën herë si më e reja e pasur në botë, vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjen e saj.
Ndërkohë që të gjithë kemi zgjedhur një palë tuta të thjeshta gjatë qëndrimit në shtëpi, kjo nuk vlen edhe për Kylie Jenner.
Edhe pse në karantinë, nëna e një vajze vesh xhinse që kushtojnë plot 15 mijë dollarë apo 13 mijë euro.
Xhinset e saj janë ngjyrë portokalli, të cilat i kombinoi me një palë sytjena të zeza dhe një palë vathë diamanti, që gjithashtu kushtonin plot 50 mijë dollarë.
Sidoqoftë, Kylie ka qenë duke e kaluar një periudhë të mirë të izolimit me vajzën e saj, Stormi, ku krahas shumë aktiviteteve ka qenë tejet aktive edhe në rrjetin e popullarizuar, TikTok.
Ajo është komentuar edhe për një ribashkim me ish-partnerin e saj, reperin Travis Scott, pasi janë parë disa herë së bashku.
Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në mars të vitit 2019.
Ajo është një prej vetëm 2.095 personave në botë me një pasuri prej dhjetë shifrash. /Telegrafi/