Kylie Jenner i ka vizituar fansat në shtëpitë e tyre, ku edhe u ka ofruar produkte nga linja e saj kozmetike.
Bukuroshja vazhdon të sjellë risi në biznesin e saj ‘Kyle Cosmetics’, ku tash së fundmi pritet të sjellë në treg edhe produktin e ri ‘Kyshadow’.
Në llogarinë e saj personale në Snapchat, Kylie ka thënë: “Kam bërë disa kërkime për mbështetësit më të mëdhenj të Kylie Cosmetics në LA dhe do t’i vizitoj ata duke u ofruar produktin tim më të ri para se të lansohet në treg”.
Edhe pse vetëm 18-vjeçare, ajo po rezulton të jetë shumë e suksesshme në biznes, sepse produktet e saj po pëlqehen në masë të madhe nga fansat e saj. /Telegrafi/