Kylie Jenner çfarëdo që bën, sigurisht që menjëherë siguron të jetë në qendër të vëmendjes.
Bukuroshja brune përherë josh me paraqitjet e saj, për të cilat mundohet në mënyrë të kujdesur të kurojë çdo detaj.
Të njëjtën e ka bërë së fundmi, teksa pamje të mrekullueshme të vetes ajo i ka publikuar në rrjetin social Instagram.
Mjaftoi vetëm një fotografi që 219 milionë ndjekësit e saj të fillonin me komente, duke përshkruar se sa tërheqëse dukej.
Kylie mori lëvizje provokuese para kamerës, derisa përmes fustanit ngjyrë rozë vuri në pah të pasmet e formësuara.
Nuanca të rozës ajo kishte zgjedhur të ketë në të gjithë paraqitjen, përfshirë edhe në makijazhin profesional.
Përndryshe, 23-vjeçarja ka qenë duke shijuar në maksimum pushimet në vende të ndryshme, pasi ishte mërzitur duke qëndruar në shtëpi për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/