Kylie Jenner është njëra nga personat që ka arritur në një moshë të re të inspirojë shumicën e popullsisë.
Bukuroshja brune njihet për luksin që ka në përgjithësi, ndërsa veshjet në secilin postim i ka nga më të ndryshmet.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Kylie ka ndarë disa imazhe ndërsa shijon kohën në bregdet.
Ajo është shfaqur në disa prej fotografive me një fustan të gjatë, me ç’rast ka kursyer veten për të vënë në pah linjat trupore.
“Faleminderit Zot për një ditë tjetër të bukur”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Për më shumë, Kylie ka qenë duke shijuar kohën e saj së bashku me Kendall Jenner në një resort mjaft luksoz në Utah.
Vlen të theksohet se kanë lindur edhe spekulime se ajo ka filluar romancë me këngëtarin dhe njëherësh modelin, Fai Khadra. /Telegrafi/