Kylie Jenner ditë më parë njoftoi se i ka larguar mbushësit nga buzët e saj dhe menjëherë u bë sensacion në faqet rozë.
Ndërkohë, tash pjesëtarja e klanit të famshëm Kardashian/Jenner ka dalë për herë të parë në publik pasi ktheu buzët natyrale.
Ajo është fotografuar nga paparacit teksa kishte dalë në Beverly Hills për t’u takuar me miq të saj.
Bukuroshja ka marrë vëmendjen, pasi vazhdimisht është raportuar në lidhje me dukjen e saj natyrale.
Kujtojmë që ylli televiziv i kishte mbushur buzët në moshën 16-vjeçare, sepse nuk ishte e kënaqur me buzët e saja të vogla.
“Kam pasur buzë shumë të vogla dhe një prej djemve që kam puthur për herë të parë më tha: ‘Nuk kam pritur të puthësh mirë, sepse ke buzë shumë të vogla”, kishte treguar asokohe Kylie.
Ndryshe, Jenner është nënë e një fëmije. Në muajin shkurt, ajo solli në jetë vajzën Stormi Webster. /Telegrafi/