Kanë kaluar vetëm dy muaj e gjysmë prej se Kylie Jenner është bërë nënë, ndërsa bukuroshja ka kohë që iu është kthyer angazhimeve profesionale.
Në kuadër të reklamimit të produkteve të ndryshme, 20-vjeçarja bën rolin e modeles.
Ndërsa në një set të ri fotografik, ajo ka treguar se tashmë i ka kthyer linjat fantastike trupore.
Derisa po fotografohej, Kylie ka vënë në plan të parë pjesën e pasme trupore duke treguar se i ka larguar kilogramët e tepër që i kishte fituar gjatë shtatzënisë.
Kujtojmë se në fillim të muajit shkurt, Jenner solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Stormi Webster.
Këto ditë, bukuroshja është angazhuar edhe në reklamimin e linjës së re të produkteve kozmetike, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me motrën e saj, Kourtney Kardashian.
Bashkëpunimin e tyre profesional e kanë quajtur “Kourt X Kylie”, ndërsa produktet e tyre do të dalin në treg nga dita e martë. /Telegrafi/