Telegrafi

Kylie Jenner tregon linjat mahnitëse, në imazhe të reja për fushatën e “Sam Edelman”

Kylie Jenner ndau më shumë imazhe në Instagram nga fushata e saj e Sam Edelman pranverë/verë 2024.

Bukuroshja ka nxjerrë në pah këmbët e saj të gjata dhe shumë të tonifikuara, ndërsa ka veshur një fustan të zi dhe shumë të shkurtë.

Influencuesja 26-vjeçare, e cila nuk është shtatzënë me fëmijën e Timothee Chalamet, kishte veshur një palë këpucë të bardha me taka të larta që dukeshin perfekte për muajt e nxehtë, shkruan DailyMail.

Ylli i televizionit i mbante flokët e saj të shkurtra.

Në mars u njoftua se Jenner kishte nënshkruar për të shërbyer si fytyra e fushatës së re të markës.

Jenner u shfaq gjithashtu në fotografitë e shumta promovuese për fushatën që u shpërndanë në atë kohë, në të cilat ajo tregoi disa nga ofertat e markës. /Telegrafi/