Kylie Jenner pranoi të martën (15 mars) se “pas lindjes së dytë nuk ka qenë e lehtë” vetëm gjashtë javë pasi lindi djalin me Travis Scott.
“Është shumë e vështirë”, filloi 24-vjeçarja në një seri videosh të postuara në InstaStory.
“Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”, tha tutje ylli.
Jenner mirëpriti fëmijën e saj të parë Scott, vajzën Stormi, në shkurt 2018 pas një shtatzënie shumë të fshehtë.
Ajo më pas lindi djalin e saj, Wolf, katër vjet më vonë, më 2 shkurt 2022, shkruan PageSix.
Miliarderja tha se këtë herë periudha pas lindjes ka qenë e vështirë për të “mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht”.
Jenner tha se donte të fliste për vështirësitë e saj, sepse ajo e kupton se si nënat e tjera mund të hynin në internet dhe të ndjenin “presion” për t’u kthyer në jetën e tyre normale.
“Nuk ka qenë e lehtë as për mua. Ka qenë e vështirë, dhe unë thjesht doja ta them këtë”, përsëriti Kylie në rrëfimin e saj për miliona ndjekës në Instagram.
Jenner më pas tregoi se “as që e kishte menduar” se do t’i rikthehej stërvitjeve.
“Por unë jam këtu dhe po ndihem më mirë”, shtoi ajo përpara se të inkurajonte nënat e tjera ta bënin këtë.
Ylli i “Kardashians” e mbylli mesazhin e saj emocionues duke thënë: “Është në rregull të mos jesh mirë”.
Jenner tha se ajo kishte ushtruar presion mbi veten, por thjesht duhej t’i kujtonte vetes se ajo “krijoi një njeri të tërë – një djalë të bukur të shëndetshëm”.
“Ne duhet të ndalojmë së ushtruari presion mbi veten tonë për t’u kthyer, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht pas lindjes, po iu dërgoi dashuri”, shtoi ajo në fund. /Telegrafi/