Site icon Telegrafi

Kylie Jenner thotë se fotot e saj me stomak të fryrë janë “Photoshop” (Foto/Video)

Modelja e njohur me famë botërore, Kylie Jenner, ka kritikuar mediat për qasjen ndaj saj.

Ajo tregoi stomakun e fryrë teksa shkoi me familjen me aeroplan privat të dielën drejt një destinacioni, por ajo ka shkruar në Tëitter më vonë gjatë ditës duke akuzuar fotografët për përdorim të “Photoshopit”.

Të dielën Kylie doli në një foto në Snapchat me një veshje më të gjërë duke mohuar shtatzëninë e saj. Foto: Getty Images

“Së pari nëse dëshironi të boni me photoshop fotot e mia atëherë shikoni vijat e përthyera në prapavijë”, u shpreh ajo në Twitter.

Në këto foto, 20 vjeçarja që ende nuk e ka konfirmuar shtatzëninë, ka fshehur stomakun me një çantë teksa shihet me Kris Jennerin dhe motrat Kendall e Kourtney.

Kylie Jenner, Foto: Getty Images

Pasi Kylie pohoi se imazhet ishin keqpërdorur me Photoshop, Daily Mail e ka edituar postimin duke konfirmuar se imazhet nuk janë bërë me Photoshop.

Të dielën Kylie doli në një foto në Snapchat me një veshje më të gjërë duke mohuar shtatzëinë e saj.

US Weekly në shtator konfirmoi se Kylie po pret fëmiun e parë më të dashurin Travis Scott.

Vetëm pak ditë më vonë po i njëjti medium konfirmoi shtatzëninë edhe të Khloe Kardashian me Tristan Thompson.

Pos tjerash, edhe Kim Kardashian dhe Kanye West po presin fëmiun e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version