Këngëtarja Beyonce kishte arritur të mbante rekordin për fotografinë më të pëlqyer në Instagram.
Bëhet fjalë për fotografinë e shtatzënisë, ku ajo shfaqi për herë të parë barkun e rrumbullakosur, në një imazh me lulesh.
Por, duket se fotografia më e pëlqyer e vitit ka tashmë një tjetër autore, e ajo është Kylie Jenner.
Fotografia në të cilën ajo prezanton beben e saj, ka thyer rekordin e pëlqimeve duke grumbulluar mbi 15 milionë pëlqime.
Ndërkohë, fotoja e Beyonces mbetet në 11 milionë.
Jenner gjatë gjithë kohës e kishte fsheshur shtatzëninë, deri sa më 2 shkurt vendosi të bëjë të ditur se ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, me të dashurin Travis Scott. /Telegrafi/