Kylie Jenner ka qenë një personazh tejet i komentuar me paraqitjen e saj në Golden Globes 2025 në krah të partnerit të saj Timothee Chalamet.
Ajo veshi një fustan vintage të brendit Versace, duke tërhequr vëmendjen e shtypit.
Megjithatë, milionerja siç duket ka pësuar një problem me veshjen e saj, që u bë temë diskutim në internet.
Fansat vunë re se disa qepje në fustanin e saj ishin ndarë duke ekspozuar një pjesë së sipërme të kofshës së saj.
Fustani i saj me kurrizin zbuluar ishte nga koleksioni Pranverë 1999 i Atelier Versace, i veshur më parë nga Elizabeth Hurley në jargavan.
Kylie i shtoi edhe më shumë shkëlqim me disa fije diamanti 35 karatësh. /Telegrafi/