Kylie Jenner nuk zhgënjen asnjëherë me pozat që merr para kamerës.
Përherë në profilin e saj në Instagram ka postime të reja, të cilat thyejnë rekorde të pëlqyeshmërisë.
23-vjeçarja duket të ketë pretenduar të bëjë të njëjtën në disa imazhe të fundit, ku u shfaq tejet tërheqëse.
Ajo postoi disa fotografi ku shihej me makijazh, por që nuk kishte përdorur asnjë filter.
“Pa filter, një e hënë e lumtur për ju”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ndonëse ndjekësit janë mësuar që ajo të vë në pah edhe tiparet e bujshme, por kësaj radhe Jenner zgjodhi të kundërtën.
Theksojmë se bukuroshja ka vënë ligje strikte në shtëpinë e saj, duke mos pranuar mysafir pa testin negativ për COVID-19. /Telegrafi/