Familja e saj ditë ma parë ka bërë të ditur se serialit Keeping Up With The Kardashians i ka ardhur fundi.
Por, Kylie Jenner duket se e ka marrë me sportivitet në vendim të tillë, pasi duket se po shijon kohën e saj, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram është shfaqur joshëse me pozat dhe veshjen unike.
E ulur në veturën e tipit Rolls Royce, ajo ka vendosur që të përshtatet me enterierin e saj, e cila është kryesisht me ngjyrë rozë.
Me grim të shkëlqyer, Kylie është parë me një kapele të firmës ‘Prada’ e cila i mbulonte një pjesë të tipareve.
Sikurse edhe në shumicën e rasteve, edhe kësaj here bukuroshja brune mbante aksesorë të ndryshëm prej ari.
Ndërkaq, fotografitë e fundit të ndara me miliona fansat e saj, kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta. /Telegrafi/