Site icon Telegrafi

Kylie Jenner shkëlqen me veshjen e veçantë para se të darkojë në Nobu me motrën Kendall

Ajo ka qenë e njohur për të bërë lëvizje të guximshme me zgjedhjet e saj të modës.

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme (e hënë), Kylie Jenner nuk ka zhgënjyer, shkruan Daily Mail.

23-vjeçarja u shfaq me veshjen e saj më të fundit tërheqëse – një veshje e gjallë me ngjyra nga Pierre Louis Auvray.

Ajo edhe në Instagram kishte ngacmuar fansat me të njëjtën veshje, imazhe të realizuara në rezidencën e saj në Holmby Hill.

Një dalje në mbrëmje ishte për shkak se Kylie kishte planifikuar të darkonte në Nobu me Kendall Jenner.

Themeluesja e Kylie Cosmetics dëshironte të dallohej nga turma me një xhaketë me ngjyra si të galaktikës, teksa u pa edhe me një çantë Hermes. /Telegrafi/

Exit mobile version