Telegrafi

Kylie Jenner shkëlqen në ngjyrë ari duke treguar linjat perfekte

The new Nissan LEAF: the world's best-selling zero-emissions electric vehicle now most advanced and accessible on the planet

Kylie Jenner po jeton pa dyshim një jetë të artë.

Bukuroshja ka publikuar kampanjën e re për Kylie Jenner Cosmetics me shoqen e saj të ngushtë, Jordyn Woods.

Kylie, 21 vjeçare dhe Jordyn, 20 vjeçare, do të publikojnë linjën e shumëpritur të produkteve Kylie x Jordyn më 21 shtator.

Në një reklamë të shkurtër, Kylie shkëlqen në dukjen e saj që vë në pah linja trupore, e që rikujton momentin e Britney Spears në videoklipin “Toxic”.

Është hera e parë që Kylie dhe Jordin punojnë bashkë edhe pse ato janë shoqe të kahmotshme.

Bëhet fjalë për një linjë produktesh kozmetike që dyshja do të sjellë që shërben vetëm për gjininë femërore.

Kylie po shijon jetën si nënë me Travis Scott, të dashurin e saj reper. /Telegrafi/