Site icon Telegrafi

Kylie Jenner shkëlqen në kopertinën e Vogue me veshje të ngushtë lëkure e me dekoltenë e hapur

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Kylie Jenner vazhdon të dëshmojë se është mbretëreshë e bukurisë dhe një prej femrave më atraktive në botë.

Bukuroshja, që herë pas here mahnit me ndryshimet e saj, kësaj radhe ka pozuar e veçantë për revistën Vogue të Hong Kong-ut.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale duke u dhënë fansave një pasqyrë se si ka zgjedhur të duket për këtë edicion të gushtit.

“Faleminderit Vogue Hong Kong për këtë kopertinë”, ka qenë mbishkrimi sipër fotografisë.

Ajo është veshur e tëra në lëkurë, në një fustan të prerë anash bordo dhe një palë çizme të zeza të po të njëjtit material.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Flokët e lëshuara përballë fytyrës dhe byzylyku ngjyrë ari përreth qafës e bënë të duket edhe më joshëse.

Kylie kohëve të fundit është duke u komentuar për një ribashkim me ish-bashkëshortin e saj, Travis Scott.

Të njëjtit po kalojnë kohë të mirë me njëri-tjetrin dhe kjo më shumë për vajzën e tyre, Storm. /Telegrafi/

Exit mobile version